Moment i sikletshëm për Jori Dellin, modeles i dalin pjesët intime gjatë spektaklit

Moment i sikletshëm për Jori Dellin, modeles i dalin pjesët intime gjatë spektaklit

10:36, 22/03/2023
A+ Aa A-

Jori Delli është ndër banoret e cila u komentua shumë që në hyrje Big Brother VIP Albania.

Modelja tërhoqi vëmendjen që nga hyrja që e bëri në një mënyrë të veçantë, duke u paraqitur me një vallëzim e shoqëruar nga disa balerinë.

Image

Shpesh herë bukuroshja shfaqet goxha provokuese duke nxjerrë në pah format e saj perfekte trupore.

Mirëpo, në rrjet po qarkullon një video e Jorit në një prej mbrëmjeve të spektaklit teksa shihet e veshur me një fustan të gjatë me një prerje deri te kofshët ku ka patur dhe një moment aspakt të këndshëm.

Teksa po ulej në kolltuk modeles i dolën pjesët intime dhe të brendshmet, por që këtë situatë e ka evituar me shpejtësi.

Kujtojmë se Jori njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e SportItalia. Jori ka marrë komplimente në transmetim live për look-un e saj edhe nga ish-kryeministri Italian Silvio Berluskoni.

Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese. Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar.

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur.

Ato shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata. Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco