KAFE SHQETO/ ‘Kulla’ e Genti Kames, libri i aktorit që po intrigon të gjithë

11:11, 20/03/2023
A+ Aa A-

“Kulla” është romani i parë i aktorit Genti Kame, të cilin e kishte nisur katër vite më parë por nuk e kishte përfunduar.

Në një intervistë në emisionin ‘Kafe Shqeto” në Syri Televizion ai tha se e nisi në formën e një skenari por më vonë erdhi në duart e lexuesit në formën e një romani thriller.

Pjesë nga biseda:

Flavio: Për ju që keni jetuar jashtë vendit duket sikur tanimë që jeni kthyer në Shqipëri nuk përshtateni shumë, si ka qenë për ju kjo pjesë?

Genti Kame: "E kemi kaluar atë fazë tanimë. Ne kemi një gjë, ne që jemi të lindur këtu ato vitet e para sidomos në vitet e tranzicionit e gjejmë veten kudo që të na hedhësh, jemi si ajo macja që kudo që të na hedhësh sërish në këmbë do biem.

Mirëpo, vendi yt është vendi yt dhe me të mirat e të këqijat, duhet dashur. Shqipëria është një vend i çuditshëm, ditët e para e ke vështirë, pastaj po kuptove logjikën se si funksionon këtu je në rregull.

Flavio: “Kulla” është romani yt i parë i cili ka nisur si skenar nuk ka nisur si roman, si e gjete veten që të dalësh nga pellgu yt dhe të hidhesh në pellgje të tjera?

Genti Kame: "Rastësisht! Si fillim filloj si skenar dhe ende do jetë në pjesën e skenarit dhe opsioni për tu bërë film qëndron. Jemi në fazën e gjetjes së financimeve dhe sigurisht kjo është pjesa më e rëndë.

Njerëzit që e kanë lexuar fillimisht janë futur në një fazë të çuditshme, ajo është atmosfera dhe skenari është shumë enigmatik. Libri është tjetër gjo nga skenari, pasi duhet të merrem dhe me pjesën psikologjike, anën e karakterit etj.

Fillimisht kam shkruar dy rreshta e gjysmë dhe më pas për katër vite e kam lënë pezul, nuk u mora më me të.

Më pas filluan disa gjëra në kokën time, si puna e kompjuterit dhe në fakt është mjaft e çuditshme. Pa e pasur në mendje ti, ndërgjegjja ime filloi punoj dhe për nëntë-muaj e kam përfunduar".

Flavio: Ka qenë një nga këto projektet e pandemisë apo e ke shkruar më pas?

Genti Lame: "Jo ishte më pas, prita sa mbaroj pandemia ku gjithçka nisi të lulëzojë sërish dhe unë vendosa ta nis si vepër".

SHËNIM:****  Genti Kame është aktor, regjisor dhe skenarist shqiptar. Pjesa më e madhe e karrierës së tij kinematografike dhe televizive zë vend midis Parisit, Romës dhe Tiranës. Kulla është romani i tij i parë. Misheli dhe Ana janë një çift të rinjsh francezë, që kanë vendosur të kalojnë disa ditë të pushimeve të tyre në malet e Veriut të Shqipërisë. Të zënë nga një stuhi e beftë, ata gjejnë strehë në një kullë, e cila fsheh një mister të tmerrshëm. Për t’u larguar prej andej, ata duhet të zgjidhin enigmën që ajo mbart, por sa më shumë zbulojnë mbi ndodhitë mes atyre mureve, aq më shumë përballen me të kaluarën e tyre…Thelbi i filmit janë gratë. Është një libër ku qendra është femra, jo vetëm në malet e Shqipërisë por në anë universale, është ‘kërthiza’ e botës. Janë dy botë paralele që kryqëzohen me njëra-tjetrën, një e huaj franceze që bën një takim duke qenë se është e izoluar në këto male takon dikë. Është një libër disi i rëndë i ashpër, një histori thriller, me dramën dhe dashurinë brenda.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco