Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

'Hajde dalim nga shtëpia'/ Çfarë ndodhi mes çiftit? Olta akuzon Luizin për dhunë ndaj Kiarës

'Hajde dalim nga shtëpia'/ Çfarë ndodhi mes çiftit? Olta akuzon Luizin për dhunë ndaj Kiarës

11:50, 15/03/2023
A+ Aa A-

Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.

Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri.

Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest. Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente.

Olta: Pse i gjuajte Kiarës

Luizi: Ku i gjuajta

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën

Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie

Kiara: Ky është i dashuri im

Olta: Nuk më intereson fare

Olta: Të duket gjest normal?

Luizi: Nuk kam gjujt

Olta: I ke gjujt

Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco