Andrew Tate mohon lajmet që përhapi menaxheri i tij: Unë nuk kam kancer

Andrew Tate mohon lajmet që përhapi menaxheri i tij: Unë nuk kam kancer

13:40, 05/03/2023
A+ Aa A-

Pasi ekipi i tij ligjor përhapi lajmet se Andrew Tate është diagnostikuar me tumor në mushkëri, vetë personazhi i njohur i rrjeteve sociale ka vendosur të bëjë një reagim.

Në një status në “Twitter”, Andrew Tate ka mohuar zërat se ai ka kancer në mushkëri, duke pretenduar se mushkëritë e tij janë si të “atleti olimpik” dhe se pretendimet dhe dyshimet për sëmundjen erdhën një “shenjë” e lënë “nga një betejë e vjetër”.

“Unë nuk kam kancer. Mushkëritë e mia përmbajnë 0 dëme nga duhani. Në fakt, unë kam një kapacitet 8L të mushkërive dhe shenjat vitale të një atleti olimpik. Si një nga njerëzit më me ndikim në planet, është e rëndësishme për të mirën e njerëzimit që të jetoj sa më gjatë. Në nivelet e mia aktuale të forcës, vlerësoj se do të mbijetoj të paktën 5000 vjet të tjera. Me këtë në mendje, unë e marr kujdesin tim mjekësor jashtëzakonisht seriozisht,” pohoi ai.

Reagimi i tij vjen pasi ekipi i tij ligjor dhe menaxheri i tij, konfirmuan raportet se ai ishte diagnostikuar me një tumor në mushkëri.

Kujtojmë se Tate u arrestua më 29 dhjetor të vitit 2022 së bashku me vëllain e tij për trafikim  njerëzor dhe krim të organizuar. Para arrestimit ai tha se ka bërë kontroll rutinë në Dubai përpara se të ndalohej, duke pretenduar se mjekët ishin “jashtëzakonisht të interesuar” për “diçka” që gjetën në mushkëri.

Një lajm në gazetën rumune “Spy News” pretendoi se Tate është diagnostikuar me tumor në mushkëri. Ekipi i tij konfirmoi lajmin për “Mail Online” dhe mjekët e tij kanë kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi në mënyrë që ai të mund të kërkojë kujdes mjekësor në Dubai.

Raportet mjekësore të Tate u zbuluan dhe spitali ku ai mori trajtim konfirmoi diagnozën. Pavarësisht kësaj, autoritetet rumune kanë mohuar kërkesat e tij mjekësore për t’u kthyer në Dubai dhe kanë ofruar alternativa lokale. Megjithatë, tani është vetë Andrew Tate, ai që mohoi gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco