Luizi në BBV: Nuk të bën punë palestra, por bankomati. Ja modeli i meshkujve!

21:46, 15/02/2023
A+ Aa A-

Konkurrenti i Big Brother VIP ka një këshillë për djemtë e fiksuar pas palestrës për të rënë në sy të vajzave. 

Gjatë një sfide të produksionit të BBV, këngëtari i njohur është shprehur se vëmendje sot marrin djemtë që kanë para në llogaritë bankare. 

Dhe këtu ai përmend "çunat e Londrës" dhe ata që merren me punë të paligjshme në Europë, si të vetmit që preferohen nga vajzat shqiptare. 

Luizi: Po jap një rast konkret. Kemi qenë në tavolinë me shokë dhe ka ardhur një djalë. Dua palestrën më të mirë, tha, dua të bëj trup se fillon plazhi dhe të bëjmë trup për të rënë në sy. Ja, ku e ke përballë, i them. Përballë ishte një bankomat. S'ke nevojë të bësh trup dhe asgjë. Mashkulli që kërkojnë sot femrat, që po e çojnë në degjenerim këtë vend, janë këta. Të marr një termus me vete unë, ccantën në shpinë, le që s'më lënë njëherë, por ta ngul diku, ma gjej një vajzë që mi hedh sytë... Nëse mua nuk më shkëlqen qafa 4 gisht, nëse nuk hap 10 shampanja, nuk bie dot në sy. Shezloni i parë 100 euro. Për çfarë janë këta? Për të rënë në sy te femrat. Tre shoqe ikin me pushime në Jalë për 20 ditë, kanë vetëm 200 euro me vete dhe thonë të shkojmë atje se gjejmë çunat që vijnë nga Londra, me drogë, që na paguajnë me dreka, me darka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco