‘Kam tentuar ti jap fund jetës dy herë’ Rrëfimi rrëqethës i Ronaldo Sharkës për bullizmin, moderatori jep një mesazh të fortë

‘Kam tentuar ti jap fund jetës dy herë’ Rrëfimi rrëqethës i Ronaldo Sharkës për bullizmin, moderatori jep një mesazh të fortë

11:02, 05/02/2023
A+ Aa A-

Moderatori Ronaldo Sharka ka rrëfyer së fundmi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, që edhe sot e kësaj dite është plagë e shoqërisë tonë. Historia prekëse e moderatorit Ronaldo Sharka ka habitur publikun ditën e sotme në “Se Luan Topi”,  ku ai tha se ka tentuar dy herë të vetëvritet gjatë adoleshencës, për shkak se ka qenë i bullizuar dhe i rënduar psikologjikisht.

“Jam bullizuar që herët, jam tallur dhe kisha frikë të dilja në pushimin e gjatë se mos vihesha në lojë. E kam kaluar pubertetin vonë dhe vendoseshin disa epitete që as nuk dua t’i përmend. Këto janë trauma që shërohen vonë, komente që ne nuk i kuptojmë dhe njerëzit që e bëjnë, ndoshta iu duket argëtuese, por ky është një mesazh për fëmijët e sotëm. Kur shihni fëmijën tuaj që tallet me dikë tjetër, ndoshta ai komenti e vendos fëmijën tjetër në mëdyshje, të dojë të jetojë apo të mos dojë të jetojë. Unë kam tentuar dy herë t’i jap fund jetës. Dhe ja ku jam sot. Më ka ndihmuar vetëm Zoti, as mësuesit nuk i kam pasur pro, prindërve nuk iu vë faj se ata nuk e dinë si funksionon fëmijëria, janë rritur me halle”-tha Ronaldo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco