Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'A ke më shumë se miqësi me Oltën'/ Pyetja tendencioze nga Amosi

'A ke më shumë se miqësi me Oltën'/ Pyetja tendencioze nga Amosi

13:27, 01/02/2023
A+ Aa A-

Një diskutim i fortë është ngritur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother.

Në pyetjet anonime, duket se njëra më shumë se të tjerat ka ngritur banorët në një ‘revoltë’. Bëhet fjalë pikërisht për pyetjen e bërë për Kristin, , i cili pyetej nëse ka diçka më shumë se shoqëri me Oltën. Diskutimet përfshinë banorët, duke theksuar se kjo është një pyetje shumë e ulët. “Olta është grua e martuar, ka një familje. Pyetja është shumë e ulët. Shumë e ulët. Po flas seriozisht. Po të drejtohem ty, a ke ndonjë dyshim për personin që ta ka bërë”, u shpreh Luiz.

Image

Nga ana tjetër Arbana pyeti disa herë nëse personi që e kishte bërë këtë pyetje dëshironte ta zbulonte. Por teksa nga ana e banorëve kishte heshtje, vetë produksioni e zbuloi personin në fjalë. Bëhet fjalë pikërisht për Amosin, që përgjatë gjithë debatit fokusohej nga kamerat në plan të parë, duke na i zbuluar kështu autorin e pyetjes.

Ndoshta edhe më shumë se kaq, sepse Amosi është ndër personat më të afërt të Oltës dhe të Kristit, ndaj edhe pyetja kaq tendencioze, zbulon edhe një aspekt të ri të Amosit, që këtë afrim mes Oltës dhe Kristit, nuk e shihka vetëm si një miqësi.

Megjithatë në përgjigjen e saj, Olta u shpreh se do ta zbulojë vetë se kush ishte personi që i kishte bërë këtë pyetje Kristit. Mbetet për t’u parë në dinamikat në vijim nëse ky zbulim do të ndryshojë pozita e miqve brenda shtëpisë.

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco