Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Prishi shoqërinë me Andin për shkak të një femre, Atdheu rrëfehet pa dorashka

Prishi shoqërinë me Andin për shkak të një femre, Atdheu rrëfehet pa dorashka

14:49, 27/01/2023
A+ Aa A-

Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar së fundmi edhe personi i “kudogjendur”, Atdhe Xharavina.

Hyrja e tij në lojë ka ndryshuar paksa dinamikat, ndërsa sytë kanë qenë tek raporti i tij me Andi Artanin. Duke qenë se të dy djemtë morën pjesë në emisionin “Për’puthen”, u bënë gjithashtu shokë të mirë megjithëse njiheshin që para emisionit.

Mirëpo, futja e vajzave mes tyre prishi shoqërinë e Atdheut dhe Andit. Gjatë një loje me pyetje nga publiku për banorët, Atdheut iu drejtua pyetja: “Arsyeja që i keni prishur marrëdhëniet me Andin”?

Kësaj pyetje, Atdheu zgjodhi t’i përgjigjet sinqerisht, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një vajzë. Në fakt, ju tregojmë se bëhet fjalë pikërisht për Sara Malajn.

Një ditë pas ndarjes me Atdheun, Sara është takuar me Andin, ndërsa këtij të fundit Atdheu i ka kërkuar si mik të largohet prej saj. Duket se Andi nuk e ka bërë këtë gjë, ndaj raporti i tyre është prishur.

“Kur më ka thënë Andi a ka mundësi t’i shmangem dikujt, unë iu kam shmangur. E kam pasur vëlla”- tha Atdheu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco