Një darkë për të sheshuar marrëdhënien e tyre! Sa ia arritën Efi dhe Olta?

Një darkë për të sheshuar marrëdhënien e tyre! Sa ia arritën Efi dhe Olta?

12:05, 26/01/2023
A+ Aa A-

Pas tensionit të krijuar “prime-in” e kaluar midis Efi Dhedhes dhe Olta Gixharit, vajzat kanë darkuar së bashku në përpjekje për t’u sqaruar midis tyre.

Vetëm ato të dyja, përballë njëra-tjetrës, aktorja dhe ish-konkurrentja e Për’puthen, i kanë thënë secilës çfarë mendojnë pa ngritur tonin e zërit.

Olta ka sjellë në vëmendje momentin që vuri në dukje gjatë mbrëmjes së të martës, ku iu drejtua Efit: Do të më gjuash?

Ajo ka sqaruar se në atë moment i është dukur sikur Efi jo vetëm do e godiste, por edhe do e pështynte. Sikur të mos mjaftonte kaq, Gixhari “e ka larë veten” duke u shprehur se në ato momente ajo e kishte në dorë ta bënte të dilte nga vetja dhe t’i gjuante, por sipas saj nuk e bëri.

“Unë e kisha në dorë të të bëja të më gjuaje. Unë mund të bëja përpjekjen time, por nuk e bëra. Ti u bëre gati të më gjuaje tek këmbët, perceptimi im. Mua mu duk, është e shpifur por mu duk sikur do të më pështyje,”-shtoi Olta.

Nga ana tjetër Efi është shprehur se një gjë e tillë as që ka kaluar në mendjen e saj, madje po i vinte keq si Olta e mendoi diçka të tillë për atë.

“Mua më vjen shumë keq që ti ke këtë mendim për mua. E ke shumë gabim nëse ti mendon se unë mund të të gjuaj. Të kërkoj ndjesë për ofendimet. Por unë kam një natyrë që më mirë ta them drejtpërdrejtë, sesa në mënyrë të nënkuptuar,”-tha Dhedhes.

Për ta përmbyllur, Olta ngriti flamurin e bardhë e para duke i thënë Efit se do të përpiqet të rregullojë marrëdhënien me të.

“Do tentoj të rregulloj marrëdhënien, sepse nuk kam asnjë mllef me ty!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco