Pasi nxiti dyshime për një martesë të tretë, reagon Tuna: Njerëzit mezi po presin unë…

Pasi nxiti dyshime për një martesë të tretë, reagon Tuna: Njerëzit mezi po presin unë…

09:24, 21/01/2023
A+ Aa A-

Tuna Sejdiu  së fundmi  në rrjetet sociale nxiti dyshime për një martesë të tretë.

Kjo pasi këngëtarja postoi një fotografi me fustan nusërie ku shkruante: N’konsult te ky shoku jon ma i talentumi për vellon e tretë.

Kjo ngjalli dyshimet se mos Tuna po martohet sërish, por duket se kjo ishte një shaka dhe provokim nga ana e saj.

Pasi u shkrua e u komentua, artistja nga Shkupi reagoi sërish në InstaStory. ‘’Dynjaja menzi tu prit unë mu zezu prapë’’, ka shkruar duke hedhur poshtë kështu mundësinë për një martesë të re.

Nuk dihet nëse ishte thjesht një shaka apo pamjet vijnë nga ndonjë xhirim për videoklipin e radhës. Tuna sërish bëri zhurmë me lidhjen e saj të re me Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha.

Kështu nga martesa e tyre dyshja kanë edhe dy djem, Tiani dhe Zeni, por, edhe martesa e dytë asaj i dështoi pasi ka larguar mbiemrin e tij kohë më parë nga Instagrami dhe po ashtu Tianit ia ka ndërruar, duke ia vendosur mbiemrin e saj të vajzërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco