Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Humori' i Deas dhe Amosit me 'shitjen e organeve të fëmijëve', si reaguan personazhet publikë

'Humori' i Deas dhe Amosit me 'shitjen e organeve të fëmijëve', si reaguan personazhet publikë

15:03, 18/01/2023
A+ Aa A-
Nje bisedë shqetësuese ka ndodhur në “BBVIP” mes Dea Mishel dhe Amos Muji Zaharisë. Në fokus të bisedës ishin fëmijët, në dukje diçka normale për dy persona që duan të jenë çift dhe të kenë një të ardhme së bashku, por ajo që dëgjuam ishte gjithçka tjetër përveçse normale.

Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27 fëmijë, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë: “Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”

Pavarësisht se gjithçka duket një shaka mes tyre, e gjithë biseda është vërtet shqetësuese për t’u dëgjuar! Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale ku shumë ndjekës kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë “humor”. Por, as personazhet e njohur nuk kanë lënë pa e komentuar këtë deklaratë shokuese.

Ish-banorja e “Big Brother” dhe blogerja Gerta Shino, ishte ndër të parat që e publikoi këtë bisedë, në rrjetet e saj sociale.

“E tmerrshme! Amosi me Dean po bëjne plane që të bëjnë fëmijë dhe ti shesin…”- shkroi ajo.

Image

Këngëtarja Olta Boka ka reaguar gjithashtu me një Instastory, ku shkruan: “E patolerueshme! Përpara “qytetarisë” dhe “intelektit” preferoj njerzillëkun!”

Image

Dalina Buzi bëri një shkrim në median e saj, i cili thotë: “S’e di dmth. Nuk mjaftojnë gjithë muhabetet që s’kanë kokë e bish. duhet të qeshim edhe me batutat sterile për shitje organesh”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco