'Ai më puthi', çfarë ndodhi në flirtin mes Kate Moss dhe Frank Sinatra-s vite më parë?

'Ai më puthi', çfarë ndodhi në flirtin mes Kate Moss dhe Frank Sinatra-s vite më parë?

10:02, 14/12/2022
A+ Aa A-

Modelja e njohur, Kate Moss di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Gjatë një interviste, ajo ka pranuar se i madhi Frank Sinatra ka flirtuar me të në një mënyrë mjaft të veçantë në vitin 1995. Kujtojmë se Moss gjatë asaj kohe ka qenë në një lidhje me Johnny Depp.

Mirëpo, Frank nuk kishte humbur aspak kohë dhe menjëherë vendosi që të ‘përfitonte’ kur Depp nuk ndodhej vërdallë.

 “Kishte ende një shkëlqim në sytë e tij blu. Unë u ula duke pirë një cigare, ai më vuri re dhe erdhi drejt meje. Ai mori të gjithë sigurinë e tij në mënyrë që Johnny të mos arrinte tek unë. Kështu që më pyeti: “Çfarë po bën zonjë e vogël?” dhe unë i thashë “Gëzuar ditëlindjen, Frank ,” dhe ai u hodh mbi mua. Më puthi në buzë dhe më pas më dha një cigare pa filtër. E humba mendjen.”

Kate Moss ka thënë gjatë intervistës së saj se kur ka parë të bijën e saj Lila Grace në pasarelë për herë të parë, ka qenë mjaft e emocionuar dhe në ankth për të.

Ajo foli edhe për vajzën e saj 18-vjeçare Lila Grace, duke iu referuar herës së parë që e pa të sfilonte në pistë.

“Ishte kaq emocionuese kur pashë Lilën në pistë, isha shumë në ankth për të. Unë isha ulur në tryezën e kuzhinës dhe aty ishte Katie England dhe Rosemary, dhe miq të tjerë, dhe ne prisnim që shfaqja të fillonte përmes lidhjes, dhe kur doli, ne thamë, “Ai po!” Isha shumë krenare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco