Monika Lubonja rikthehet tek Ilir Shaqiri, pasi Donaldi i 'bëri dalje'

Monika Lubonja rikthehet tek Ilir Shaqiri, pasi Donaldi i 'bëri dalje'

11:08, 13/12/2022
A+ Aa A-

Ndonëse në raporte të vështira mes njëri-tjetrit prej muajsh, Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve që kanë pasur në Big Brother, duke nisur edhe njëherë miqësinë e tyre.

Image

Aktorja ishte e ftuar në “Dance Albania” për të mbështetur konkurrenten Melisa LLeshin ku kryetar jurie i spektaklit të kërcimit është Iliri. Më shumë sesa për Melisën, Monika tregoi me batuta dhe ironi se tashmë kishte vendosur të bënte paqe edhe me Ilirin.

Ndonëse në gjithë këto muaj nuk e ka kursyer ironinë për fituesin e Big Brother, aktorja ka lënë gjithçka pas, duke ‘i shtrirë dorën’ balerinit. Por kjo miqësi e rilindur vjen pasi Monika u zhgënjye nga Donaldi. Kujtojmë që brenda shtëpisë, ajo u afrua shumë me aktorin, duke u renditur tek mbështetësit e tij edhe në ditët e para pas lojës.

Por duket se gjërat mes tyre kanë ndryshuar dhe sot Donaldi dhe Monika as që flasin mes njëri-tjetrit. Një ndjekës e ka pyetur në rrjetet sociale për Donaldin dhe përgjigja e saj duket se ka thënë gjithçka/ “Jo ai është i ndrojtur nuk para del. Flm,”-është përgjigjur aktorja.

E nisur nga raporti i ngrirë me Donaldin, aktorja e njohur ka vendosur të rikthehet edhe njëherë tek ish-miku i saj. Pas batutave dhe gjithçka tjetër që shkëmbyen dje mes njëri-tjetrit, dyshja e festoi ribashkimin edhe me një kërcim.

Image

Pjesë nga biseda:

Monika Lubonja: Unë kam ardhur të mbështes Melisën, kam parë rrugëtimin e Melisës.

Ilir Shaqiri: Le t’i japim fillim festës së erdhi Viti i Ri, duhet bakllavaja, duhet kadaif.

Monika Lubonja: A mundet një moment?

Alketa Vejsiu: Prit ta shikoj se çfarë ka kurdisur… E paparashikueshme.

Ilir Shaqiri:Waww…

Monika Lubonja: Ma ke nxirë jetën me këtë bakllavanë. Tani meqë shquhesh që…

Ilir Shaqiri: Mos ke futur nga ato solucionet…

Monika Lubonja: Jo mo se nuk dua të të helmoj.

Ilir Shaqiri: Mos ka rënë ndonjë qime floku…

Monika Lubonja: Ça nuk hëngrëm nga duart e tua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco