Jin i BTS thirret në ushtri, emocionon fansat me prerjen e flokëve para regjistrimit - FOTO

Jin i BTS thirret në ushtri, emocionon fansat me prerjen e flokëve para regjistrimit - FOTO

12:30, 12/12/2022
A+ Aa A-

Jin, anëtari më i madh në moshë i grupit koreanojugor “BTS”, i tronditi ndjekësit e tij në internet pasi publikoi një foto me flokët e qethura si ushtar përpara regjistrimit të tij të martën. Koreja e Jugut kërkon që të gjithë burrat e aftë për punë në vend të shërbejnë të paktën 18 muaj në Forcat e Armatosura të vendit.

Si pjesë e grupit të yjeve të popit korean, “BTS”, 30-vjeçari Jin nuk  e ka për herë të parë që bën zhurmë të tillë, por tani muzikanti korean po i emocionon njerëzit me prerjen  ushtarake të flokëve.

Anëtari i BTS publikoi një fotoi veshur me një bluzë të zezë, në komunitetin e fansave në internet, Weverse. “Ha ha ha. Është më e lezetshme nga sa mendoja”, thuhet në mbishkrimin e saj.

Adhuruesit e tij reaguan ngrohtësisht ndaj pamjes së re të Jin, duke iu referuar me shaka pseudonimit të tij "simpatik në mbarë botën".

Një fans në Twitter shkroi: “Uau dukesh super mirë Jin. Ti je akoma më i pashmi në botë.”

Një përdorues në komunitetin e fansave në internet të Jin, Weverse, i uroi atij "asgjë tjetër, vetëm shëndet dhe të jesh mirë".

“Të lutem, ji i lumtur dhe mbroje veten. Kim Seok-jin, do të na mungosh shumë, por do të jemi këtu duke të pritur gjithmonë. Të lutem mos harro se ne të duam.”

Çdo rekrut i ri ushtarak duhet t'i presë flokët përpara se t'i nënshtrohet një programi trajnimi bazë pesë-javor në fillim të shërbimit të tij ushtarak prej 18 muajsh.

Anëtari i grupit fenomenal "BTS" do ta fillojë shërbimin e tij ushtarak më 13 dhjetor, duke u bërë i pari në grup që të regjistrohet, njoftuan mediat vendore të enjten.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco