I dhanë diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrua operacionit, trondit Sharon Stone: Kam tumor

I dhanë diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrua operacionit, trondit Sharon Stone: Kam tumor

10:37, 03/11/2022
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Sharon Stone , ka dhënë së fundmi një lajm të trishtë për ndjekësit e saj ku tregoi se është diagnositikuar me tumor.

Ajo tregoi se si diagnoza e gabuar e bëri atë të shkonte në spital dhe t’i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë.

“Mora një diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrova një operacioi të gabuar”,- shkroi Stone.

Image

Ajo shpjegoi se si e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Pas operacionit të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Përkundrazi, ajo shpjegoi atë që kishte bërë.

“Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për tu konsultuar tek një mjek tjetër”, zbuloi ajo, duke shtuas e u shokua kur zbuloi se “ka një tumor të madh fibroid që duhet hequr”.

Më tej Stone sugjeroi: “Gratë në veçanti, mos jini të pasigurta, bënji një kontroll të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën”.

Aktorja shtoi se do të jetë në një pauzë për rreth një muaj e gjysmë: “Do të jem joaktive për 4 deri në 6 javë që të shërohem plotësisht”.

Së fundi, aktorja ka treguar një shenjë force: “Faleminderit për vëmendjen. Gjithçka në rregull”, duke i bashkangjitur një emoji të një krahu muskuloz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco