Arbana Osmani i bën të papriturën në emision Eduart Grishaj, pasi e kritikoi për aftësitë në aktrim

Arbana Osmani i bën të papriturën në emision Eduart Grishaj, pasi e kritikoi për aftësitë në aktrim

08:45, 02/11/2022
A+ Aa A-

Regjisori Eduart Grishaj, ishte i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku tregoi detaje të reja 24 orë para premierës së filmit “Sofia”.

I pyetur nga Bieta për reagimin e Arbanës pasi ishte shprehur në disa dalje të tjera televizive se “është e vështirë në aktrim”, Edi tha: “Do të kemi një përballje televizive ne. Meqënesë unë kam folur për të gjithë këto kohë, do të jetë radha e saj të flasë për mua”.

Ndërkohë Arbana ishte bashkëpunëtore në një videomesazh surprizë që Tinka Kurti i bëri Eduart Grishaj. Aktorja do të mungojë në premierën e filmit, ndaj i shprehu mirënjohjen përmes një videoje.

Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar më herët në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin. Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”

Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj. Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco