Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

'Shpresoj të kesh qenë krenare për mua'/ Plot dhimbje, Mato Lale njofton humbjen e nënës së tij

'Shpresoj të kesh qenë krenare për mua'/ Plot dhimbje, Mato Lale njofton humbjen e nënës së tij

13:27, 01/11/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur Mato Lale ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, artisti ka treguar se ka humbur nënën e tij. Me dhimbje dhe emocion, Mato shprehet në fjalimin e tij se është bërë pishman që nuk e kishte edhe njëherë pranë vetes dhe shpreson se mamaja e tij të këtë qenë krenare për të.

“Asnjë sprove nuk është e barabartë me atë kur Zoti vendos me të marr nënën. Tani nuk kam më nonushen time që qante për çdo hidhërim timin dhe u gëzonte më shumë se unë për çdo gëzim timin. Jam bo pishman që s’të kam dhe njëherë afër meje t’i puthja këmbët deri sa t’më shkoje.

Për ty kam bërë shumë gjëra dhe prej teje s’kam bërë shumë të tjera. Shpresoj të kesh qenë krenare për mua siç isha unë për ty.  Të dua përgjithmonë dhe më fal për të gjitha dhe njëherë të fundit”-shkruan reperi krahas fotos ku shfaqet duke puthur mamanë e ndjerë.

Në sektorin e komenteve reperi ka marrë ngushëllime nga miq dhe fansa të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco