FOTO/ Diletta Leotta argëtohet në Londër me portierin gjerman

FOTO/ Diletta Leotta argëtohet në Londër me portierin gjerman

15:28, 31/10/2022
A+ Aa A-

Ata janë çifti i ri i momentit. Pasi ka arkivuar historitë e dashurisë me aktorin Can Yaman dhe modelin Giacomo Cavalli, gazetarja bukuroshe dhe tepër joshëse për format e trupit në Itali, Diletta Leotta, po argëtohet në Londër në shoqërinë e partnerit të saj të fundit, të supozuar.

Është pikërisht Loris Karius, ish-portieri i Liverpool-it, që mbahet mend për gafat në finalen e Kievit, përballë Real Madridit, me të cilën prezantuesja e Dazn tashmë është parë disa herë.

Madje, futbollisti gjerman ka fluturuar drejt Milanos për të qenë me të, pas dashurisë me shikim të parë në kryeqytetin anglez.

Këtë herë ka qenë Diletta, ajo që kapërceu kanalin e La Mashit, duke përfituar nga pushimet.

Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto nga festa ekskluzive, ku ajo mori pjesë në Londër. Por disa foto të vjedhura tregojnë se ka edhe më shumë…

Në festën me Diletta Leotta dhe miqtë do të ishte Karius, i përjetësuar nga një shkrepje kalimtare që filloi të qarkullonte në rrjetet sociale.

Në foto, Diletta dhe ish-portieri i Liverpool-it duket se mashtrojnë pjesëmarrësit në festën me temën e Halloween-it në Londër me një qëndrim shumë intim. Në këtë pikë mbetet vetëm të presim konfirmimin zyrtar të lidhjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco