Don Xhoni i përket të shkuarës, ish e dashura e reperit merr vendimin e rëndësishëm

Don Xhoni i përket të shkuarës, ish e dashura e reperit merr vendimin e rëndësishëm

10:39, 29/10/2022
A+ Aa A-

Ish e dashura e Xhonatan Isufit i njohur si Don Xhoni, jo vetëm që e ka hedhur pas krahëve lidhjen e saj me reperin, por ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj personale.

Modelja ruse, Ariana Lirey është fejuar. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një story në Instagram, ku duket dora e saj dhe një mashkulli dhe unazat e vendosura në gisht.

“Okej. Tani ka mbaruar”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Image

Kujtojmë që Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit.

Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi.

Teksa nuk ka pasur asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

Reperi disa kohë më parë publikoi bashkëpunimin e tij me Era Istrefin. Në këtë këngë tërhoqi tërhoqi vëmendje të madhe fragmenti i reperit i cili shprehet, “E bukur është si ruse”, që u mor si një dedikim për modelen ruse.

Këtë fragment Don Xhoni e kishte publikuar edhe më herë në profilin e tij, krah një fotoje me Era Istrefin.

Edhe me këtë të fundit Don Xhoni u përfol gjatë në rrjet për një romancë të mundshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco