Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Anëtarja e familjes Kardashian reagon pas postimeve antisemitike të Kanye West

Anëtarja e familjes Kardashian reagon pas postimeve antisemitike të Kanye West

15:46, 24/10/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e familjes Kardashian, Khloe ka thyer heshtjen në lidhje me postimin antisemitik të Kanye West në Twitter.

Reperi 45 vjeçar, tronditi fansat kur shkroi në Twitter më 9 tetor: ” Unë jam pak i përgjumur sonte, por kur të zgjohem do të vras 3 për njerëzit hebrenj.”

Këto deklarata të tij u kundërshtuan gjerësisht në internet dhe tani Khloe, ka zgjedhur të thotë fjalën e saj duke ripostuar një deklaratë nga autorja Jessica Seinfeld që thotë: “Unë mbështes miqtë e mi hebrenj dhe popullin hebre”.

Image

Ish-kunata e Kanye ishte një nga shumë të famshmit që ndau postimin e Jessica-s, së bashku me Julianne Moore, Amy Schumer, Amanda Kloots dhe Kathy Hilton.

Kim Kardashian, mamaja e fëmijëve të West deri më tani ka heshtur për këtë çështje.

“Jam e tmerruar që Kim Kardashian nuk ka dalë dhe nuk ka shtuar zërin e saj në këtë debat, sepse kjo grua ka fëmijë me Kanye, kështu që ajo duhet të kuptojë si nënë se si është për fëmijët e vegjël hebrenj të dëgjojnë këto komente, sa demoralizuese dhe e tmerrshme duhet të jetë, – iu drejtua ylli i “Culture Club”, Boy George pronares së “Skims”.

Kanye më herët në një intervistë me Piers Morgan më 19 tetor i bindur u shpreh se ai ‘absolutisht’ nuk pendohet për komentet e tij antisemitike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco