Marrëdhënia e shumëpërfolur e Melinda Ademit dhe Finem-it tanimë merr një 'emër'

Marrëdhënia e shumëpërfolur e Melinda Ademit dhe Finem-it tanimë merr një 'emër'

15:20, 10/10/2022
A+ Aa A-

Nuk është hera e parë që pas një bashkëpunimi midis dy emrave të njohur të showbizi-t të përflitet edhe për ndonjë lidhje dashurie.

E i fundit ishte rasti i Melinda Ademit dhe Klejdi Dogjanit, i njohur si Finem. E gjitha filloi pak kohë më parë kur reperja postoi disa foto në Instagram dhe në seksionin e komenteve u vunë re komentet mes saj dhe Finemit që dukeshin si disa mesazhe të ëmbla dashurie.

“Coco Chaneli,”-shkruante Finem poshtë fotove të Melindës që kjo e fundit i kishte shoqëruar me mbishkrimin “”I love you” me m’thon”.

Image

"Ta bëj jetën pikante,”-replikoi këngëtarja.

Image

Ndonëse fill pas kësaj u lançua bashkëpunimi i tyre i parë “Milano”, thashethemet se dyshja janë në një lidhje nuk u shuan.

Së fundmi kanë qenë burime për “Prive”, në rubrikën e saj “E vërtetë e pavërtetë”, që ndër të tjera janë shprehur se mbase një miqësi e mundshme midis tyre mund të ekzistojë, por për një romancë as që bëhet fjalë.

Kujtojmë që prej dy javësh Melinda Ademi dhe Finem po shijojnë suksesin e këngës së tyre “Milano”, e cila ka arritur në mbi 5 milion klikime në platformën Youtube.

Ndonëse një bashkëpunim i papritur duket se fansat e dyshes e kanë pritur mjaft mirë këtë projekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco