Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Nuk ka lënë njeri pa imituar, Lisa Kujofska flet për kërcënimet nga VIP-at

Nuk ka lënë njeri pa imituar, Lisa Kujofska flet për kërcënimet nga VIP-at

15:18, 06/10/2022
A+ Aa A-

Një nga aktoret që prej vitesh na ka argëtuar me humorin e saj në spektakle të ndryshme shqiptare është edhe Lisa Kujofska.

Ajo momentalisht është zhvendosur për të jetuar në Itali, ndonëse nuk është shkëputur plotësisht nga Shqipëria.

Në karrierën e saj në spektaklet e humorit, Lisa ka sjellë disa personazhe të njohur shqiptarë nëpërmjet imitimit.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” Kujofska u pyet pikërisht mbi këtë, nëse ndonjëherë është kërcënuar nga personazhet VIP për imitimet që ka bërë.

”Politikanët në pjesën më të madhe të injorojnë. Por ka dhe nga ata që më kanë sjellë mesazhe falenderimi edhe pse video mund mos të ketë qenë në favorin e tyre. Ndërsa dëngla kanë personazhet e showbizit. Nuk shkruajnë personalisht por me profile fallco, madje kalojnë edhe në ofendime personale duke më fyer fizikisht”, është shprehur Lisa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco