Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Slogani 'White Lives Matter' i Kanye West shkaktoi një sherr ‘virtual’ mes tij dhe djalit të Will Smith

Slogani 'White Lives Matter' i Kanye West shkaktoi një sherr ‘virtual’ mes tij dhe djalit të Will Smith

15:48, 04/10/2022
A+ Aa A-

Djali i Will Smith, Jaden, mori pjesë në sezonin e 9-të të ‘Yeezy Show’ në Javën e Modës në Paris.

Mirëpo teksa ai pa bluzën e Kanye West që shkruante :’White Lives Matter’ (jeta e të njerëze të bardhëve ka vlerë), ai vendosi të largohej: “Nuk më intereson kush është, nëse nuk e ndjej mesazhin, nuk  jam pjesë e kësaj”.

Image

Vendimi i Kanye West për të veshur bluzën që shkruantë ‘White Lives Matter’ (një kundërpërgjigje e ndaj sloganit ‘Black Lives Matter’) u kritikua shumë nga njerëzit. Megjithatë kjo nuk është hera e parë reperi ka shkaktuar incidente të qëllimshme në lidhje me komunitetin e zi, si në vitin 2018 kur ai deklaroi se “(400 vjet) skllavëri ishte një zgjedhje”.

Reperi i mirëpriti të pranishmit në emisionin e tij me një fjalim: “Unë jam Ye, dhe të gjithë këtu e dinë që unë jam lideri. Ju nuk mund të më menaxhoni”.

Image

Jaden Smith u largua gjatë fjalës hapëse të Kanye. Në atë që duket si një përgjigje ndaj asaj deklarate, Jaden Smith shkroi në Twitter : “Udhëheqësit e vërtetë udhëheqin”.

Djali i Will Smith vazhdoi të shpjegonte vendimin e tij për t’u larguar nga YZY SZN9 : “Më duhej të largohesha, Lol”.

Image

Aktori është një aktivist i njohur për të drejtat civile dhe ishte aktiv në disa marshime gjatë prtoestës Black Lives Matter të vitit 2020.

Jaden Smith përfundoi serinë e tij të postimeve në Twitter me një mesazh të qartë kundërshtues me atë të Kanye West: “Jetët e Zezakëve kanë rëndësi” . Shumë përdorues në internet duartrokitën djalin e vogël të Will Smith për vendimin e tij për t’u larguar nga spektakli, në të cilin modelet mbanin gjithashtu sloganin racist të diskutueshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco