Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Beniada Nishani sqaron puthjen në buzë me modelen italiane

Beniada Nishani sqaron puthjen në buzë me modelen italiane

13:26, 14/09/2022
A+ Aa A-

Beniada Nishani mori pjesë në ‘Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’. Në këtë event të rëndësishëm nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Harry Styles, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, e shumë figura të shquara të Hollywood.

Modelja ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde. Modelja kishte veshur një fustan të zi të gjatë, stil bust dhe me një të çarë në njërën këmbë.  Ajo kishte veshur sandale të zeza dhe mbante një varse gjithashtu të zezë. Flokët i kishte stiluar me onde teksa ka bërë një makeup natyral duke vendosur ngjyrat e tokës.

Image

Duke folur për këtë eksperiencë ditën e sotme në “Wake Up” Beniada tha se ishte e gjitha një surprizë. “Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia”. Unë kam qenë tek “Don’t worry darling”. Ishte surprizë, nuk e prisja. Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar.”

Mirëpo, këto ditë mori vëmendje një foto e saj ku shihej duke u puthur në buzë me një modele dhe DJ italiane. Gjë për të cilë ajo tha se ka ndodhur vitin e shkuar por u bë virale këtë vit. “Puthja ishte diçka shumë spontane. Se po të jetë për shoë unë nuk i përballoj dot këto gjëra. Ka qenë një foto e vitit të kaluar. Por u bë virale këtë vit. Gloria është shumë e famshme në Itali. Fotografët bërtitën: “Beniada, Gloria puthuni” dhe ne u puthëm.”-u shpreh Beniada.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco