Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

U përfolën për një lidhje, publikohet fotoja e parë e Leo DiCaprios me Gigi Hadid

U përfolën për një lidhje, publikohet fotoja e parë e Leo DiCaprios me Gigi Hadid

11:27, 14/09/2022
A+ Aa A-

Fotoja e parë e Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid sapo është publikuar dhe konfirmon atë që pretendojnë raportet e fundit.

Aktori hollivudian, i cili së fundmi doli nga lidhja e tij pesëvjeçare me Camila Morone , pak ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç, është parë me modelen e njohur.

Sipas një raporti të DailyMail, ky është çifti i ri i Hollivudit. 

Të dy morën pjesë në një festë të shtunën në Nju Jork.

Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes që në fillimet e veta dhe për arsyen se modelja e njohur është 27 vjeçe, gjë që duket se DiCaprio ka “thyer” mitin e tij qw ai ndahet nga partneret e tij kur ato mbushin 25 vjecc.  

Në një shkrim të fundit nga Us Weekly raportoi se një burim i afërt me aktorin fitues të Oskarit tha:

 "Leo i ka vënë sytë te Gigi, por ajo nuk ka treguar interes".

 Në fund të fundit, realiteti qenka ndryshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco