Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare, romanca e fshehtë e Irini Papas me Marlon Brando

Ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare, romanca e fshehtë e Irini Papas me Marlon Brando

11:12, 14/09/2022
A+ Aa A-

Aktorja ikonë Irini Papas, në korrik 2004 pas vdekjes së aktorit Marlon Brandos për herë të parë u ndje e lirë të fliste hapur për romancën e saj me një nga ikonat e bukurisë Hollivudiane.

Ylli që nuk trumbetoi kurrë jetën e saj private duke folur për gazetën italiane ‘Corriera Della Sera’ u shpreh:

 “ Unë dhe Brando nuk donim ta ndanim këtë dashuri me askënd, nuk ishte sekret por një histori personale ”.

Aktorja legjendare e cila u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare shtoi në atë kohë:

“E doja Marlon Brando. U kujdesa vërtet për të. Ishte një histori dashurie. Le ta quajmë një marrëdhënie afatgjatë. Ndoshta e kam gabim që flas për këtë tani që ai nuk është më këtu për të reaguar, por besoj se sot kjo histori i përket gjithë botës ”.

Ata u takuan në Romë në vitin 1954, kur ai ishte 30 vjeç dhe ajo 24.

 “ Nuk kam dashur kurrë një burrë si Marlon. Ai ishte pasioni i madh i jetës sime, njeriu për të cilin më interesonte më shumë se kushdo dhe ai që vlerësoja më shumë, dy gjëra që vështirë se bashkëjetojnë ” kujton Papas në 2004:

Takimi i fundit i tyre ishte në vitin 1999 , kur Brando vizitoi Greqinë pas pjesëmarrjes së tij në filmin " Pa para ". 

Duke folur për atë përvojë, Papas shtoi: " Ai ishte akoma madhështor, falë shpirtit të tij ."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco