Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Çfarë po ndodh? Kim Kardashian shfaqet me unazë fejese në gisht

Çfarë po ndodh? Kim Kardashian shfaqet me unazë fejese në gisht

11:12, 14/09/2022
A+ Aa A-

OK, një tjetër foto shumë seksi me një veshje ikonike e Kim Kardashian… por prisni pak! Pse po mban 41 vjeçarja një unazë fejese në gishtin tregues?

Kim është kryefjalë e mediave sociale pasi në disa foto të reja të publikuara në Instagram shfaqet me një unazë fejese prej 33 mijë dollarësh me diamant të prerë smerald në gishtin e saj tregues për Tiffany & Co.

Image

Bomba bionde dukej mahnitëse teksa u kujdes të tregonte gurin në fotot e shpërndara të martën. Kjo vjen pasi ajo e quajti ish-të dashurin e saj Pete Davidson ‘bukuroshe’ gjatë një interviste me ‘Interview’. Dhe ajo tha gjithashtu se komediani ishte një burrë i mirë: “Ai është një person kaq i mirë. Unë jam e emocionuar për atë që ai do të bëjë.”

Image

Vetëm pesë javë më parë themeluesja e SKIMS surprizoi fansat duke u ndarë nga ylli i SNL pasi dukeshin shumë të dashuruar. 

Unaza e diamantit të Kim-it është unaza e fejesës me prerje smeraldi Tiffany Novo me një Band Platinum Pavé Diamond e cila vlerësohet në rreth 33,500 dollarë, sipas faqes së internetit të markës. Kur Kim u fejua me Kanye West, ajo mori një unazë mahnitëse diamanti prej 1 milion dollarësh nga stilistja Lorraine Schwartz. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco