Prej vitesh të martuar, Jonida Vokshi publikon foton e parë që ka shkrepur me Besnik Krapin

Prej vitesh të martuar, Jonida Vokshi publikon foton e parë që ka shkrepur me Besnik Krapin

11:59, 02/09/2022
A+ Aa A-

Aktorja Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre dhe sot janë edhe prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi.

Megjithatë, shumë detaje nuk dihen rreth lidhjes së tyre që fillimisht e kanë mbajtur sekret.

 

Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku i ka pyetur: “Çfarë fotosh do donit të shihnit nga galeria ime?”

Dhe dikush i ka kërkuar foton e parë me Besnikun.

 

Sigurisht moderatorja ia ka realizuar dëshirën dhe ka ndarë për herë të parë foton që kanë shkrepur gjatë darkës ku Besniku e kishte ftuar për herë të parë.

“Herën e parë që më ftoi për darkë”- shkroi ajo krah fotos ku pozojnë të dy në një tryezë dhe shihen të veshur me të zeza.

 

Ajo gjithashtu ka ndarë një foto me prindërit e Besnikun, prindërit e saj, Besnikun dhe Emin. Familja shihet e bashkuar në ditëlindjen e parë të vogëlushes.

Teksa sezoni i ri televiziv, po afron mbetet për tu parë nëse Jonida do moderojë sërish “Gjeniu i vogël”. Ajo bëri rikthimin e saj në ekran me këtë talent-show sezonin e kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco