U gjet i pajetë pasi ishte zhdukur prej disa ditësh, këngëtari i njohur vuante nga çregullimi bipolar

U gjet i pajetë pasi ishte zhdukur prej disa ditësh, këngëtari i njohur vuante nga çregullimi bipolar

11:08, 02/09/2022
A+ Aa A-

Këngëtari Luke Bell ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare pasi ishte shpallur i zhdukur më shumë se një javë më parë. Por kjo nuk ishte hera e parë që ai zhdukej pa lënë gjurmë.

Image

 “Bell nuk mundi të gjente kurrë një mënyrë për të përballuar çrregullimin e tij bipolar dhe ishte zhdukur edhe në të kaluarën, por ishte gjetur gjithmonë” , tha për TMZ menaxheri i 32-vjeçarit të ndjerë, Brian Buchanan .

“Luke e luftoi këtë sa më shumë që mundi, por sëmundja u përkeqësua. Kur po e mundte sëmundjen, ai ishte djali më i ëmbël dhe më bujar. Ai ka gjetur paqen tani dhe ka pak rehati”- tha Buchanan.

Trupi i Bell u gjet i pajetë në Tucson, Arizona, të hënën (29 gusht), në të njëjtën zonë ku ai u raportua i zhdukur 10 ditë më parë. Ai dhe kolegu i tij, këngëtari i muzikës country Matt Kinman ishin në qytet për të vizituar familjen e Kinman dhe për të performuar në skenë.

Dyshja po planifikonte të gjente një vend për të ngrënë kur Bell u zhduk, sipas raportit.

Shkaku zyrtar i vdekjes së Bell nuk është konfirmuar ende, pasi autoritetet janë në pritje të një autopsie. Megjithatë, Kinman i tha blogut muzikor The Boot  se shoku i tij ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, duke shtuar se një ndryshim i kohëve të fundit në mjekimin e tij mund të ketë “luajtur një rol” në zhdukjen e tij. TMZ raportoi se atij iu dhanë medikamente, por menaxheri i tij ishte i pasigurt se kur po merrte ilaçe para zhdukjes së tij.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco