Orinda Huta të thotë hapur mendimin që ka për Ylli Limanin

Orinda Huta të thotë hapur mendimin që ka për Ylli Limanin

10:58, 02/09/2022
A+ Aa A-

Të gjithë e njohim këngën "Tani e di" të Orinda Hutës, një krijim i Flori Mumajesit që u shndërrua në hit vite më parë dhe që sot vazhdon ende të dëgjohet nga nostalgjikët, por edhe nga ato që duan të bëjnë një dedikim të bukur dashurie. 

 

Po kaq të preferuar duket se e ka këngën Ylli Limani, i cili ka vendosur së fundmi që të bëj një cover të saj, totalisht akustik, duke na dhënë kështu versionin e tij të projektit.

Këtë cover artisti e ka publikuar në Instagram, ku ka marrë reagimin pozitiv të shumë njerëzve, ndërsa vihet re se nga mënyra si e këndon se këngën e ka vërtetë të dashur. 

 

Ndërkohë, pas postimit të cover-it, Ylli i ka dërguar gjithë dashurinë e tij edhe Orindës, i cila i është përgjigjur komentit të këngëtarit, duke na treguar për herë të parë mendimin që ka për të.

Kështu, qartë, pastër dhe bukur për Orindën Ylli është një "superstar". 

 

Po, edhe ne mendojmë që ndoshta duhet të bëjnë një version të ri ku ta këndojnë të dy.

Ndërkohë shumë intersant është fakti që sipas komenteve, video-n e Yllit e ka xhiruar Noizy dhe po ta dëgjoni me kujdes, edhe reperi vetë është duke e shoqëruar gjatë gjithë kohës teksa ai këndon.

"Tani e di" vërtetë që e duan të gjithë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco