Mozzik sensibilizohet me rastin e 11-vjeçares së dhunuar, thirrja publike e reperit për vajzat shqiptare

Mozzik sensibilizohet me rastin e 11-vjeçares së dhunuar, thirrja publike e reperit për vajzat shqiptare

14:58, 31/08/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë e raportuar ditën e hënë (29 gusht) ka tronditur Kosovën por jo vetëm. Një 11-vjeçare në Prishtinë është dhunuar seksualisht nga 5 persona për disa orë me radhë.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga bota e politikës, shoqëria civile por edhe personazhe publike. Së fundmi, ka qenë Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, i cili reagimin e tij e ka çuar më tej duke iu bërë thirrje publike të gjitha vajzave shqiptare.

Reperi duke iu kërkuar që të mos kenë frikë, iu thotë të gjitha vajzave që hasen edhe me ngacmimin më të vogël, t’u drejtohen institucioneve përkatëse.

“Të gjitha femrat që kanë kërcënime, që kanë presion e që dhunohen nga meshkujt, lajmërohuni, denonconi mos u frikësoni! Lajmëroni mos të ua ndien hiç. Edhe për çdo fjalë ngacmuese që merrni lajmëroni institucionet”, -shkroi Mozzik.

Image

“Mbani fakte! Duhet të jeni të pajisur me fakte, argumente për çdo dhunë, presion të mundshëm nga një mashkull idiot. Askush në këtë jetë nuk mundet me ta blerë e kufizuar lirinë tënde! Parandaloni rreziqet. Sot kemi të bëjmë me gjithçka në rrugë dhe ju e dini mirë këtë”,-përfundoi reperi.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ylli01/09/2022 01:51

Si ka mudesi keta kryeministri jon I dashur nuk rreagon apo se eshte nje problem qe po e krijojne vet qe populli te jet gjith mon I friksuar dhe I braktisur kjo eshte jeta perendimore pa vatan pa familje dhe pa Atdhe kete duan globalista te shkaterrojn familjarisht popullin Shiptar po shqiptari e din mir se qa eshte famijla bekuar qoft shtiptaria posht trathtaret dhe politikanet

Shto koment

Denonco