Nga humbja e gjyqit, tek festat e shfrenuara, a është Amber Heard fajtore për vonesën e 'Aquaman'?

Nga humbja e gjyqit, tek festat e shfrenuara, a është Amber Heard fajtore për vonesën e 'Aquaman'?

16:37, 27/08/2022
A+ Aa A-

Aktorja Amber Heard ka kaluar një vit të vështirë pasi humbi padinë kundër Johnny Depp.

Reputacioni i saj ka rënë dukshëm sa vështirë se do ta rikthejë karrierën e saj ashtu siç ishte. Por humbja e këtij rasti është vetëm maja e ajsbergut, të tjera skandale dolën në vazhdim.

Javët e fundit, bënë xhiron e rrjetit festat e shfrenuara që ajo organizoi së bashku me Elon Musk. Gjitha këto detaje kanë ndikuar drejtpërdrejt në rolin e saj si Hera në vazhdimin e ‘Aquaman’.

Image

Filmi i udhëhequr nga Jason Momoa fitoi më shumë se 1 miliard dollarë në mbarë botën. Warner Brothers duan ta bëjnë këtë film sa më të qetë që të jetë e mundur, por Amber Heard po i bën gjërat shumë të vështira për ta. Gjëja e arsyeshme për të bërë është ta shtyni lansimin e filmit në vitin e ardhshëm dhe të prisni derisa gjithçka të ftohet me Amber Heard.

Në fillim të kësaj jave, Warner Brothers njoftoi se po shtynte ‘Aquaman: The Lost Kingdom’ deri në dhjetor 2023. Edhe pse nuk ka asnjë provë që ata e bënë këtë për shkak të problemeve të Amber, ka arsye bindëse për të besuar se pikërisht kjo është arsyeja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco