Nëna e Elon Musk fle në garazh kur e viziton të birin në Teksas

Nëna e Elon Musk fle në garazh kur e viziton të birin në Teksas

14:00, 27/08/2022
A+ Aa A-

Elon Musk mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por ai nuk ka as një shtëpi. 

Në fakt, kohët e fundit ai kishte deklaruar se donte të shpëtonte plotësisht nga pasuritë e tij fizike dhe t'i përkushtohej jetës mes Marsit dhe Tokës.

Sigurisht që ky vendim i tij ka “pasoja” të drejtpërdrejta edhe për njerëzit e tij më të ngushtë,  midis tyre dhe nëna e tij, Maye.

Siç ka treguar ish- modelja 74-vjeçare për Times, ajo e kupton plotësisht vendimin e djalit të saj.

" Nuk mund të kesh një shtëpi të bukur pranë një vendi plot me raketa ," është shprehur ajo teksa shton se nuk e shqetëson aspak ideja se sa herë që dëshiron ta vizitojë të birin në Teksas, detyrohet të flejë në garazh.

 

Rreth një vit më parë, Elon Musk zbuloi se do të hiqte dorë nga të gjitha pasuritë e tij, duke shkruar në Tëitter: 

“Po shes pothuajse të gjitha pasuritë e mia fizike. Nuk do të kem më shtëpi. Nuk kam nevojë për para.'

Sigurisht, edhe pse pikëpamjet e Elon Musk duket se përputhen me nënën e tij, ajo zbuloi se nuk është e interesuar të bëjë  udhëtim për në planetin Mars.

“Duhet të përgatiteni dhe të qëndroni të izoluar për rreth gjashtë muaj. Nuk më tërheq kjo ide. Por nëse fëmijët e mi duan që unë ta bëj, atëherë unë do ta bëj” është shprehur ish-modelja.

Kujtojmë se Maye Musk ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, Errol Musk.

 51-vjeçari Elon, 49-vjeçari Kimball dhe 48-vjeçari Tosca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco