VIDEO/ J.Lo i dedikon këngën e re Ben Affleck dhe ia këndoi atij në dasmë

VIDEO/ J.Lo i dedikon këngën e re Ben Affleck dhe ia këndoi atij në dasmë

21:00, 26/08/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez nuk po ngopet me Ben Affleck … pikërisht këtë i tha me këngën dhe kërcimin që performoi për bashkëshortin e saj gjatë dasmës së tyre, dhe videoja më në fund është publikuar!!!

J Lo doli në pistën e vallëzimit në rezidencën e Ben në Georgia gjatë dasmës, duke kapur mikrofonin dhe duke performuar një këngë të re ndërsa Beni ishte ulur vetëm në një karrige  disa hapa larg saj. Teksti ishte romantik. Jen këndoi për pasionin, duke qenë ende e dashuruar dhe madje tha “Nuk po ngopem”.

Image

J Lo i bëri të gjitha me fustanin e saj të nusërisë, madje mori edhe këngëtarë dhe kërcimtarë!!! Nga tjetër, Ben dukej se po e dashuronte atë performancë duke parë i mahnitur.

Ceremonia dhe festa e madhe e Ben dhe Jen u zhvillua fundjavën e kaluar — në të njëjtin vend ku ata duhej të martoheshin 20 vjet më parë — me miq dhe familjarë të ftuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco