Fëmijët s'duan ta shohin se publikon foto nudo? Reagon Britney Spears: ‘Të rrisësh adoleshentë...’

Fëmijët s'duan ta shohin se publikon foto nudo? Reagon Britney Spears: ‘Të rrisësh adoleshentë...’

10:20, 08/08/2022
A+ Aa A-

E detyronin të merrte ilaçe kundra dëshirës së saj, i kontrollonin bisedat përmes telefonit dhe ato elektronike, e regjistronin fshehurazi në dhomën e saj kur ishte me fëmijët apo të dashurin, janë këto disa prej detajeve shokuese që ylli i popit, Britney Spears, është dashur të kalojë për shumë vite nën tutelën e të atit dhe kompanisë së sigurimit që ai kishte punësuar për ta "mbrojtur".

 

Makthi mori fund muaj më parë dhe artistja tashmë i është rikthyer jetës normale, madje në qershor ajo lidhi kurorë me partnerin e saj prej 5 vitesh, Sam Asghari.

Por, duket se këngëtarja nuk ka arritur akoma të rregullojë marrëdhënien me fëmijët e saj.

 

Së fundmi Britney ka reaguar pas deklaratës së ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, se ajo nuk është takuar prej muajsh me 2 djemtë e tyre, Preston 16 vjeç dhe Jayden 15 vjeç, pasi postonte shpesh foto të zhveshura të saj në rrjete sociale.

“Ka disa muaj që nuk e kanë parë. Ata vendosën të mos shkonin në dasmën e saj”, tha Federline për Daily Mail.

 

Pas kësaj deklaratë, këngëtarja ka reaguar përmes një postimi duke thënë se ndihet keq nga ky veprim pasi ajo iu ka dhënë gjithçka dy djemve të saj.

“Trishtohem kur dëgjoj që ish-bashkëshorti im ka vendosur të diskutojë për marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, të rrisësh djem adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti se arsyeja ka të bëjë me Instagramin tim. Ishte shumë kohë përpara Instagramit.”, tha ajo duke hedhur poshtë deklaratën se fëmijët janë distancuar prej saj për shkak të fotove nudo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco