I 'famshmi' shqiptar i TikTok i jep fund beqarisë

I 'famshmi' shqiptar i TikTok i jep fund beqarisë

11:10, 05/08/2022
A+ Aa A-

Doni, s’doni, e ndiqni ose jo, jeni detyruar të gjithë ta dëgjoni sikur një herë të vetme emrin e tij.

Kozak Braçi, djali që u bë i njohur nga TikTok, djali që u “rrëmbye” dhe bëri bujë me historinë e tij në media, tashmë i ka dhënë fund beqarisë.

Nuk ka shumë kohë që e ka njohur partneren e tij Denisën, megjithatë kanë vendosur të hedhin një hap të rëndësishëm me njëri-tjetrin.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar postime nga dita e fejesës, teksa shihen të lumtur e të buzëqeshur.

Image

Ata kanë treguar unazat që i kanë vendosur njëri-tjetrit, madje Denisa ka pozuar edhe me nënën e Kozakut. Emrin e saj e keni dëgjuar të gjithë, Behija e famshme të cilës ai nuk i tregonte dot portretin.

Për shkak të sherreve të shumta, Kozaku ishte munduar ta mbante larg rrjeteve sociale dhe syrit të publikut nënën e tij. Megjithatë, jo më, pasi ishte Denisa ajo që postoi një video me vjehrrën, Behijen.

Po ashtu, Kozaku e ka ripostuar të njëjtën video në InstaStory, në llogarinë e tij në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco