‘Shkojnë në koncert të zhveshura në maksimum’, Greta Koçi dha një mesazh për koleget e saj

‘Shkojnë në koncert të zhveshura në maksimum’, Greta Koçi dha një mesazh për koleget e saj

11:56, 01/08/2022
A+ Aa A-

Greta Koçi prej vitesh është një nga këngëtaret më të dashura në tregun tonë muzikor.

Nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.

 

Kohëve të fundit, Greta kishte zgjedhur të qëndronte pak larg tregut muzikor dhe të mos ishte aq aktive sa në fillimet e saj, por këtë vit ka nisur të publikojë disa projekte muzikore. 

 

Gjithashtu, artistja qëndron më pranë ndjekësve dhe dashamirësve të muzikës së saj nëpërmjet koncerteve.

Por duket se në daljet e këngëtareve tona nuk dëgjohet vetëm muzika, por vëmendje të madhe tërheq edhe ‘look-u’ i tyre. 

 

Kjo ka ndodhur së fundi me Gretën, së cilës i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës që e komplimenton për veshjen e saj, pasi ‘po shohim shumë këngëtare të zhveshura’ dhe teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale, Greta duket se bie dakord me fjalët.

Image

Greta disa javë më parë ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj ku ndërsa është pyetur se cila është kënga e saj më pak e preferuar, përgjigja na habiti paksa.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco