Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

VIDEO/  Historia e Pinokut krejtesisht e re nga Guillermo Del Toro, publikohet traili i parë i filmit

VIDEO/ Historia e Pinokut krejtesisht e re nga Guillermo Del Toro, publikohet traili i parë i filmit

11:49, 01/08/2022
A+ Aa A-

Regjisori fitues i Oskarit  Guillermo Del Toro ka prezantuar Pinokun në një mënyrë krejtësisht të re në filmin e ardhshëm të animuar të titulluar ‘Pinoku’.

Bazuar në përrallën klasike të Carlo Collodi, ngjarja zhvillohet në vitin 1930 gjatë kohës së ngritjes së fashizmit në Itali.

Netflix i cili së shpejti do të shpallë datën e premierës së filmit  ka publikuar dhe trailerin e parë.

Historia e Pinokut është 141 vjeçare.

Episodi i parë i kësaj historie u publikua për herë të parë më 7 Korrik 1881 në Gazetën për Fëmijë në Itali, nga Carlo Collodi.

Romani “Aventurat e Pinokut”, është libri më i lexuar në botë, dhe një ndër përrallat që ka ndikuar ndër breza.

Nuk është vetëm një përrallë për fëmijë, por ajo përmban në vetvete aspekte psikologjike të thella, që nga marrëdhënia me prindin, deri tek vizioni më i përgjithshëm i historisë si një udhëtim i protagonistit në kërkim të humanitetit të tij.

Çdo personazh ka një karakter të veçantë dhe rol të rëndësishëm në jetën e kukullës prej druri, Pinokut.

Bulkthi folës është zëri i ndërgjegjes, Fata e Kaltër simbolizon kontaktin me një figurë femërore, dhelpra dhe maçoku përfaqësojnë tundimet dhe Lucignolo personazhin e keq.

Gjenialiteti i Collodit ishte lidhja gënjeshtër-zgjatje e hundës, moral i cili është kthyer në kulturë në çdo vend të botës.

Pra çdo fëmijë e di që po gënjeu, i rritet hunda.

Personazhi i dashur për të gjithë, pak mistrec, naiv por edhe shumë njerëzor, kishte një fund të trishtë.

Por kërkesat e shumta nga lexuesit, e detyruan shkrimtarin Carlo Collodi që të ndryshonte historinë dhe ta mbyllte atë me një fund të lumtur dhe për ta bërë këtë iu deshën 2 vjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco