Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Beatrix Ramosaj merr sërish vëmendjen, zbulohet lëvizja që do bëjë së shpejti

Beatrix Ramosaj merr sërish vëmendjen, zbulohet lëvizja që do bëjë së shpejti

08:53, 01/08/2022
A+ Aa A-

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

 

Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.

Top Albania Radio shkruan se bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

 

Pak kohë më parë Beatrix ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtaren e njohur dhe njëkohësisht tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj dhe një projekt tjetër muzikor me këngëtarin e njohur dhe vëllanë e saj, Alban Ramosaj.

Nuk e dimë nëse kënga e re e saj do të jetë ndonjë nga këto bashkëpunime apo një projekt i ri solo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco