U pajtuan! Çifti i famshëm i showbiz-it kthehen në krahët e njëri-tjetrit

U pajtuan! Çifti i famshëm i showbiz-it kthehen në krahët e njëri-tjetrit

12:13, 29/07/2022
A+ Aa A-

Që prej muajit maj u përfol lart e poshtë se aktori i famshëm Jason Momoa ishte në një lidhje me bukuroshen Eiza González.

“Ata të dy po takohen me njëri tjetrin. Ai po kujdeset për të”, – tregonin burimet.

Ndërsa një burim i afërt me Momoa dhe González shtoi: “Ata të dy janë të zënë me punë, por po argëtohen së bashku. Nuk është ende asgjë serioze.”

Gjërat jo vetëm që u bënë serioze me kalimin e muajve, por ata edhe u ndanë për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin me njëri-tjetrin.

Mirëpo, dashuria di të triumfojë gjithmonë, ndaj Jason dhe Eiza janë rikthyer sërish bashkë duke shuar çdo mosmarrëveshje.

Çifti është fotografuar në rrugë teksa kanë konfirmuar rikthimin e tyre me një xhiro me motor, si dy zogj të dashuruar.

Image

Ju kujtojmë që aktori ka qenë i martuar me Lisa Bonet, por në janar ata njoftuan ndarjen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco