U dënua me një muaj paraburgim, ndodh e papritura në Instagramin e Feros

U dënua me një muaj paraburgim, ndodh e papritura në Instagramin e Feros

10:27, 29/07/2022
A+ Aa A-
Reperi i njohur Feronit Shabani ose ndryshe i njohur si Fero është dënuar nga drejtësia kosovare me një muaj parabugrim.

Kjo pasi para disa ditësh ai sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit. Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke arrestuar reperin.

Dtën e mërkurë ai doli para Gjykatës Themelore të Gjilanit” që vendosi ta lejë pas hekurave.

Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se reperi do të qëndrojë në paraburgim me kohëzgjatje një muaj, mbi akuzën e ngritur ‘Sulmi’.

Mirëpo gjatë kohës që ai gjendet në paraburgim një foto e tij është publikuar në llogarinë zyrtare të artistit.

Nuk dihet ende se kur mund të jetë realizuar fotoja e reperit por në sektorin e komenteve kanë ‘shpërthyer’ reagime nga më të ndryshmet nga ndjekësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco