Dua Lipa dhe Drake shfaqen krah njëri-tjetrit! Çfarë i bëri bashkë?

Dua Lipa dhe Drake shfaqen krah njëri-tjetrit! Çfarë i bëri bashkë?

21:22, 28/07/2022
A+ Aa A-

Teksa shumë fansa shpresojnë t’i shohin në një bashkëpunim, duket se dëshira e Dua Lipës dhe Drake ka marrë më shumë kuptim tani që dy artistët me famë botërore janë shfaqur bashkë.

Dua dhe Drake kanë marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një festë të përbashkët. Një mik i tyre ka festuar ditëlindjen dhe dyshja kanë qenë të ftuar. Në rrjetet sociale është postuar një foto nga festa ku Dua dhe Drake shfaqen bashkë në shoqërinë e miqve të tyre.

Ndërkohë ylli me origjinë shqiptare ka qenë e shoqëruar me të vëllanë, Gjinin, i cili po ashtu ka pozuar në foto.

Dua dhe Drake ruajnë një raport të mirë prej vitesh. Madje në 2018 Dua është shfaqur, krah shumë emrave të tjerë të njohur, në një prej videoklipeve më të suksesshëm të reperit kanadez, ‘In My Feelings’.

Dua ishte një nga shumë VIP-at që u bë pjesë e sfidës virale të kërcimit të kësaj kënge asokohe. Më pas ylli i ‘God’s plan’ e përfshiu në videoklip.

Mos ndoshta ka ardhur momenti që të dy të vijnë me një bashkëpunim tani? Si dy nga emrat më të suksesshëm të viteve të fundit dhe kryesues të chart-eve muzikore, jemi të bindur se një duet mes tyre do thyente çdo rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco