Monika Lubonja e revoltuar pasi i vodhën Instagramin: 'Futem prapë në BBV2 dhe i…

Monika Lubonja e revoltuar pasi i vodhën Instagramin: 'Futem prapë në BBV2 dhe i…

14:12, 07/07/2022
A+ Aa A-

Aktorja Monika Lubonja është përballur së fundmi me një situatë të pakëndshme që ka lidhje me “Instagram”-in e saj.

Ish-banorja e BBV lajmëroi se profili i saj është vjedhur dhe se po punon ta rikthejë. Duke folur për varësinë ndaj rrjeteve sociale, Monika tha gjatë ditës së sotme në “Wake Up” se tashmë Instagrami është kthyer në një punë që sjell të ardhura dhe se për të rikthyer ndjekësit do të futej edhe në “Big Brother Vip 2.”

“Me sa po shikoj unë, se nuk ia kam pasur fare haberin këtyre gjërave. Por ama po i dita nuk ka shance ti harroj. Unë mendoj se është kthyer në një lloj tregu i të ardhurave dhe, peshkimeve që iu bëjnë njerëzve nga ana e klikimeve, domethënë një lloj gjobe që vendoset. Sepse kam gati 4-5 ditë që jam gjithmonë në një rrjetë që më kërkojnë, një herë 200, një herë 400 dhe më shumë janë të huaj. Më kërkonin që thyeja ca lekë në kripto. Më thanë që të shkoja dhe unë shkova, se ishte hall ky Instagrami. Me të vërtetë nga një anë Instagram bën një lloj komunikimi me njerëzit por për ne është kthyer edhe në një punë, sidomos që unë kam pasur kaq shumë shafqje. Pretendoj që ata që e kanë Instagramin tim nuk iu duhet kjo gjë, vetëm më prishin punë mua. Tani është kthyer në një mjet jetese. Unë futem prapë në BBV2 dhe i bëj prapë ato followersa”- tha ajo.

Sa i përket përpjekjeve për të rimarrë llogarinë e saj Monika tha: “Më kanë prishur shumë punë. Janë dy njerëz IT që po punojnë është zbuluar vendi po s’dua të jap të dhëna. Është në Amerikë. Çfarë iu duhet… Ishin bërë 93-4 mijë ndjekës që kanë ikur. I kisha origjinalë. Në Tiktok shpërtheva një ditë.  Kam gjeneruar të ardhura. Duhet ta kthejmë sot se më duhet në fundjavë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco