Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pija që i bën 45-vjeçaret arabe të duken 15 vjet më të reja: mjafton ta pini 2 herë në vit

Pija që i bën 45-vjeçaret arabe të duken 15 vjet më të reja: mjafton ta pini 2 herë në vit

12:58, 07/07/2022
A+ Aa A-

Ilaçi tradicional popullor arab, i cili besohet se rinovon trupin, ka vetëm tre përbërës që tashmë i keni në shtëpi.

Kjo pije pihet dy herë në vit dhe nevojiten:

100 ml lëng limoni

200 gram mjaltë

50 ml vaj ulliri.

 

Përgatitja: 

Përziejini të gjithë përbërësit dhe merrni një lugë çaji tri herë në ditë me stomakun bosh, 15 deri në 20 minuta para vaktit. Mund ta konsumoni sërish pas gjashtë muajsh.

Vaji i ullirit ka një efekt të jashtëzakonshëm në trupin e njeriut dhe është i dobishëm për shëndetin. Gjatë gjithë historisë dhe deri më sot, është përdorur për shërimin e djegieve, kujdesin e lëkurës, madje edhe për pastrimin e trupit. Efektiviteti i vajit të ullirit nuk është vetëm sipërfaqësor dhe ai mund t’ju ndihmojë të luftoni inflamacionet e vazhdueshme të zorrëve dhe stomakut, bakteret dhe kërpudhat.

Konsumimi i rregullt i lëngut të limonit do të ndihmojë në mbrojtjen e trupit, do ta rinojë dhe pastrojë atë. Limoni gjithashtu neutralizon dhe  përmirëson kujtesën dhe pastron lëkurën.

Të gjitha format e mjaltit përmbajnë natyrshëm lëndë ushqyese, të cilat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore dhe përdorime mjekësore. Në fakt, mjalti është përdorur gjatë historisë si një ilaç popullor për shëndetin e mirë, imunitetin dhe shumë sëmundje.

Gjatë pushimit gjysmë viti, pini çaj xhenxhefili çdo ditë:

Hidhni gjysmë luge çaji xhenxhefil të grirë me 200 ml ujë të vluar. Shtoni pak lëng limoni, për shije. Asnjëherë mos shtoni mjaltë ose sheqer në këtë çaj. Pasi të mësoheni me forcën e shijes, rrisni sasinë e xhenxhefilit në një lugë çaji të tërë kur bëni çaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco