Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pas thashethemeve se po kthehet në sezonin e tretë të 'Bridgerton', flet Rege-Jean Page

Pas thashethemeve se po kthehet në sezonin e tretë të 'Bridgerton', flet Rege-Jean Page

20:28, 23/06/2022
A+ Aa A-

Ka patur thashetheme se Rege-Jean Page është në bisedime me Netflix për t’u rikthyer për sezonin e tretë të shfaqjes hit “Bridgerton”.

Nëse nuk e dini, Rege nuk ishte i përfshirë në sezonin e dytë të serialit në “Netflix”. Ai luajti në sezonin e parë rolin kryesor së bashku me Phoebe Dynevor.

Por nëse po prisnit reagimin e tij, Page i është përgjigjur thashethemeve se mund të rikthehet në sezonin e tretë.

Rege-Jean Page postoi një foto të tij me ish-partnerin Jonathan Bailey në shfaqjen e Armani-t në Milano, Itali.

Në mbishkrimin e njërës prej fotove në Instagram, ai shkroi:  “(Jo, nuk do të kthehem në emisionin – gazetat e trilluan këtë lajm.) Por ne patëm ritakimin më të mirë dhe më elegant që kap patur për një kohë vërtet të gjatë. Një kafe e shkëlqyer italiane me disa rreze dielli.

Historia e dashurisë së Dukës së Hastings me Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) u shënua si një hit nga shikuesit e Netflix, dhe për serinë e dytë, shfaqja eksploroi romancën midis Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) dhe Kate Sharma (Simone Ashley).

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Regé-Jean Page (@regejean)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco