Fejohet ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt? Ja fotoja që ngriti dyshime

Fejohet ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt? Ja fotoja që ngriti dyshime

18:55, 23/06/2022
A+ Aa A-

Pas ndarjes së  bujshme me aktoren Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj po shijon prej kohësh një romancë rë re me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Moza Preza. E dashura e Aleksandrit nuk është një personazh i njohur për publikun ndaj megjithatë nuk kanë munguar postimet e herëpashershme në rrjetet sociale nga ai.

Një postim i bërë së fundmi në Instagram ka marrë goxha vëmendje pasi krah tij Aleksandri ka shkruar edhe datën “22.06.2022”, duke nxitur dyshime se mund të jetë fejuar. Në foton në fjalë ai shihet duke pozuar krah të dashurës teksa konsumojnë nga një gotë verë.

Image

Ndërkohë të shumtë janë komentuesit që i urojnë. Aleksandri nuk ka reaguar por me siguri, në mos fejesë, diçka fshihet pas datës 22 qershor 2022.

Partnerja e re tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën.

Ish-partneri i aktores publikon shpesh herë imazhe të vogëlushes së tij duke i shprehur dhe dashurinë e madhe që ka për të. Pak javë më parë në postimin e tij i ku ka publikuar një foto të Viktorias, është vënë re komenti i partneres ku mund të shihet dhe dashuria që ajo ka gjithashtu për vajzën e tij duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre shkon për bukuri.

Image

“E dashuruar me ty si baba dhe e dashuruar akoma më shumë me vajzën që ti ke rritur…”– shkroi ajo krahas fotos. Thuhet se çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën së bashku. Lidhja e tyre është konsoliduar dhe tashmë ata kanë zyrtarizuar lidhjen duke prezantuar edhe familjet e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco