Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Vajzë apo djalë? Dafina Zeqiri flet për planet e familjes me Dj Geek

Vajzë apo djalë? Dafina Zeqiri flet për planet e familjes me Dj Geek

14:39, 12/06/2022
A+ Aa A-

Prej disa vitesh, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është në një lidhje dashurie me DJ Geek.

Duket se marrëdhënia mes çiftit është konsoliduar pasi kanë filluar të kenë plane për të ardhmen.

E pyetur nga moderatorja Roza Lati nëse ka dëshirë për një vajzë apo një djalë, Dafina u shpreh se do të donte të kishte binjakë.

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.

Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua s’ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një mini Dafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, ka deklaruar këngëtarja.

Sa i përket muzikës, Dafi publikoi dy ditë më parë bashkëpunimin me Kidën, “Luje belin”, i cili është pritur shumë mirë nga publiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco