Lajmi i fundit

‘Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ja mbathin’/ Berisha: Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti

Pasi u bë baba për herë të parë, ASAP Rocky e di mirë ç’prind do të jetë

Pasi u bë baba për herë të parë, ASAP Rocky e di mirë ç’prind do të jetë

16:35, 31/05/2022
A+ Aa A-

Baba për herë të parë, ASAP Rocky është tejet i emocionuar për rolin e ri pasi mirëpriti djalin e tij në botë me Rihann-ën në fillim të këtij muaji.

ASAP foli për revistën Dazed duke ndarë mendimet dhe shpresat e tij për atësinë.

“Unë gjithmonë do t’u kujtoj fëmijëve të mi që të mos e humbasin kurrë imagjinatën e tyre, edhe si të rritur, pavarësisht se çfarë”, tha Rocky.

“Në fakt më pëlqen të shikoj filma vizatimorë – kam parë  ‘Teletubbies’, ‘Blue’s Clues’, ‘Yo Gabba Gabba,’ ‘Peppa Pig’ dhe ‘Baby Shark.”

Rocky vazhdoi duke zbuluar se ai dëshiron të “rrisë fëmijë mendje hapur” dhe “jo njerëz që diskriminojnë”. Teksa foli për të ardhmen e fëmijës së tij, ai shtoi “nuk po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë të lezetshëm me prindër të lezetshëm”.

Javën e kaluar, një burim tregoi se Rihanna po shijon jetën si nënë. “Rihanna mezi largohet nga ai. Ajo është një nënë fantastike”, tha një burim. “Ajo donte të lindte në L.A. pasi ka një shtëpi të madhe me oborr dhe kënaqet duke u ulur jashtë me fëmijën e saj.”

Ndërsa fliste për revistën Dazed, reperi i “Fuckin’ Problems” tha gjithashtu se si ai dhe këngëtarja përputhen jashtëzakonisht mirë kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si moda.

“Unë mendoj se është thjesht e natyrshme. Na ndodh që të dukemi mirë së bashku natyrshëm. E dini, do të duhej shumë punë për të na kombinuar me detyrim përpara se të largohemi nga shtëpia,” tha ai.

“Ndonjëherë veshim bluza të njëjta, ose thjesht veshim të njëjtat rroba. Nëse blej një këmishë që asaj i pëlqen, pres që ta ma vjedhë… por më pas duhet ta vjedh përsëri.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco