Të veshur njësoj, Çiljeta prezanton djalin e Albanit njësoj si të sajin

Të veshur njësoj, Çiljeta prezanton djalin e Albanit njësoj si të sajin

08:40, 25/05/2022
A+ Aa A-

Marrëdhënia e këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe portierit të Partizanit Alban Hoxha ka marrë vëmendjen e publikut që në krye të herës edhe pse detajet kanë qenë shumë të rezervuara.

Çifti kanë ruajtuar nga sytë e jashtëm familjen e tyre. Të dy kanë nga një djalë, por duket se nuk përbën diferencë kush është prindi sepse Albani dhe Çiljeta nuk bëjnë dallime kur vjen puna të fëmijët.

Këtë na e vërtetoi Çiljeta me foton e fundit ku shfaqet me dy djemtë të veshur njësoj dhe fotoja ka mbishkrimin “Me djemtë e mi”.

Këngëtarja e ftuar më herët në “Goca dhe Gra” tha se ishte krejtësisht e përkushtuar ndaj familjes dhe për këtë arsye do të shkëputej pak nga karriera.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëher ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështiorë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë rrisk zoti.  Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco