Gjyqi i Depp dhe Heard, gruaja hyn në gjykatë dhe i drejtohet aktorit: ‘Ky është fëmija yt’

Gjyqi i Depp dhe Heard, gruaja hyn në gjykatë dhe i drejtohet aktorit: ‘Ky është fëmija yt’

14:32, 24/05/2022
A+ Aa A-

Një incident ka ndodhur së fundmi në sallën e gjyqit mes ish-çiftit, Amber Heard dhe Johnny Depp. Një grua është paraqitur në gjykatë duke pretenduar se aktori është babai i fëmijës së saj.

“Johnny të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur. Ky fëmijë është i yti”, ka thënë gruaja teksa mbante foshnjën në krahë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë seancës së pushimit. Kamerat televizive ishin fikur dhe kështu nuk e kapën momentin por gazetarët dhe fotografët ishin ende brenda sallës së gjyqit dhe ishin dëshmitarë të asaj që ndodhi.

Megjithatë kjo ngjarje duket se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një shaka.

Gruaja është shprehur më pas se kishte qenë një ngjarje e planifikuar me burrin e saj. “Menduam se do të ishte qesharake”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco